Ndërlidhjet

BILOKSI, SHTETET E BASHKUARA


Presidenti amerikan, George Bush po i viziton viset që vitin e kaluar u goditën nga uragani shkatërrues, Katrina. Gjatë vizitës në shtetin Misisipi, presidenti Bush shprehu optimizëm për përpjekjet për rindërtim, por tha se i kupton shqetësimet e disa të mbijetuarve lidhur me ndihmat federale. Duke folur në qytetin Biloksi, presidenti Bush, pos tjerash, tha:
- Ju mund ti shihni përpjekjet për rikonstruktim, që kanë filluar në këtë pjesë. Është një ndjenjë e ripërtritjes këtu. Mund të ketë qenë vështirë për disa prej jush, që pësuat vitin e kaluar. Por, tash gjërat po ndryshojnë dhe ju uroj për guximin dhe këmbënguljen tuaj.
Ditën e sotme, presidenti Bush e ka shpallur Ditë kombëtare të përkujtimit për viktimat e uraganit Katrina, nga i cili humbën jetë afro 1500 vetë.
XS
SM
MD
LG