Ndërlidhjet

NAKURA – LIBAN


Kreu i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan po vazhdon turneuin e tij 11 ditor në Lindjen e Mesme, derisa sot ka vizituar trupat e Kombeve të Bashkuara në jug të Libanit.
Forca aktuale paqeruajtëse në Liban do zgjerohet nga 2000 në 15 mijë trupa, sipas rezolutës më të fundit të Këshillit të Sigurimit, e cila mundësoi armëpushimin mes Izraelit dhe Hezbullahut. Annan ka adresuar dhe problemin e ushtarëve izraelitë të rrëmbyer nga Hezbullahu çka edhe shënoi fillimin e konfliktit.
"Na duhet të zgjidhim shumë shpejt çështjen e ushtarëve të rrëmbyer izraelitë. Njëherësh duhet trajtuar dhe çështja e të burgosurve të Hezbullahut nga Izraeli. Nga ana tjetër duhet hequr embargoja nga ajri, toka dhe deti që Izraeli ka vendosur ndaj Libanit pasi kjo është fyese për libanezët", tha Annan.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara pasditen e sotme udhëton drejt Izraelit, derisa gjatë javës do qëndrojë dhe në Siri e Iran.
XS
SM
MD
LG