Ndërlidhjet

BAGDAD


Është rivendosur qetësia në qytetin irakian Al Divanija në jug të vendit, ku luftimet e fundit mes forcave qeveritare dhe milicisë shiite shkaktuan vdekjen e 20 ushtarëve.
Burimet zyrtare njoftojnë se 50 militantë u vranë gjatë luftimeve në fjalë, por burimet pranë militantëve thanë se më pak se pesë prej tyre qenë vrarë gjatë përleshjeve me trupat qeveritare.
Në të tjera zhvillime 20 civilë vdiqën nga shpërthimi i një tubacioni nafte derisa përpiqeshin të merrnin naftë në mënyrë të paligjshme.
Në jug të Bagdadit janë gjetur kufomat e 11 personave të cilët qenë torturuar e më pas vrarë. Edhe forcat amerikanë kanë humbu dy ushtarë duke e çuar në 10 numrin e trupave të vrarë që nga e djela.
XS
SM
MD
LG