Ndërlidhjet

NAKURA / LIBAN


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan gjatë qëndrimit të tij të sotëm në jug të Libanit i ka bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë armëpushimin.
"Kërkoj nga të gjitha palët që të respektojnë armëpushimin. Ne e kemi mundësinë ta shndërrojmë armëpushimin aktual në të përhershëm duke arritur marrëveshje rreth kornizës politike, dhe të ndërtojmë një Liban paqësor si dhe marrëdhënie paqësore mes Izraelit dhe Libanit", tha Annan.
Ai shtroi nevojën e lirimit të shpejtë të dy ushtarëve izraelitë nga Hezbullahu, të cilët edhe u bënë shkak i fillimit të luftimeve.
Annan aktualisht po qëndron në Izrael, derisa gjatë javës do vizitojë dhe Sirinë e Iranin.
XS
SM
MD
LG