Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, të afërmit dhe familjarët e personave të zhdukur sot kanë defiluar përgjatë Sheshit Nëna Terezë në qendër të Prishtinës.
Ata i kanë kritikuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare se nuk kanë bërë sa duhet për të zbardhur fatin e të zhdukurve, ndërkohë që ushtruesi i detyrës së kryeadministratorit Steven Shook ka bërë thirrje për solidaritet me familjarët e personave të zhdukur.
Numri i personave, për të cilët nuk dihet gjë që prej përfundimit të luftës në Kosovë është 2.268. Autoritetet thonë se nuk mund të pritet që çështja e tyre të zgjidhet shpejtë.
XS
SM
MD
LG