Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Shtetit tha se fuqitë botërore pritet të takohen në fillim të javës së ardhshme për të diskutuar sanksionet kundër Iranit për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të KB për ndërprerjen e programit të pasurimit të uraniumit.
Zëdhënësi Sean McCormack tha se në përgjithësi pritet Irani të mos i përmbushë kërkesat brenda afatit.
Ai tha se zyrtarët e lartë nga Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania, "në fillim të javës tjetër" do të mblidhen për t'i diskutuar sanksionet.
XS
SM
MD
LG