Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyra e të dërguarit të Kombeve të bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari pret që delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit do ti përgjigjen pozitivisht ftesës për takimet më 7 dhe 8 shtator në Vjenë për decentralizim, për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe për të drejtat e komuniteteve. Zëdhënësi Remi Durlo i tha Radios Evropa e Lirë se nuk pritet që në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në mesin e shtatorit, të paraqiten propozimet për statusin final, pasi, siç tha ai "jemi shumë larg nga kjo".
XS
SM
MD
LG