Ndërlidhjet

NJU JORK


Zyrtari i lartë për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Jan Egeland tha mbrëmë se gjatë tri ditëve të fundit të luftës me Hezbollahun, forcat izraelite kanë hedhur bomba kasetore në jugun e Libanit. Ai vlerësoi se ky veprim ishte "shokues dhe krejtësisht jomoral".
- Kolegët në qendrën për koordininim e aksioneve të minave të Kombeve të Bashkuara, që kanë bërë vlerësimet në afro 85% të hapësirave të bombarduara në jug të Libanit, kanë identifikuar 359 hapësira, në të cilat janë hedhur bomba kasetore separate dhe që janë të kontaminuara me 100 mijë pjesë të paeksploduara, tha zoti Egeland, mbrëmë në një konferencë për gazetarë.
XS
SM
MD
LG