Ndërlidhjet

Salt Lake City, UTAH


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e paralajmëroi Iranin se mund të ketë pasoja nëse nuk i përmbahet afatit të Kombeve të Bashkuara për pezullimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me pasurimin e uraniumit. Këto komente Bush i bëri gjatë një fjalimi drejtuar veteranëve të ushtrisë amerikane në Salt Lake City.
"Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aleatët tanë për të gjetur një zgjidhje diplomatike, por do të ketë pasoja për mosbindjen e Iranit, dhe ne patjetër se nuk duhet lejuar që ky vend të zhvillojë armë të shkatërrimit në masë", tha Bush.
XS
SM
MD
LG