Ndërlidhjet

ROMË


Kryeministri italian tha se ka marrë premtimin nga zëvendës kryeministri izraelit Shimon Peres, që Izraeli do të fillojë të tërhiqet nga Libani Jugor në kohën kur numri i paqëruajtësve të Kombeve të Bashkuara do të arrijë në 5 mijë. Romano Prodi, i bëri këto komente sot pas një takimi që pati me zëvendëskryeministrin Peres në kryeqytetin italian. Numri i forcës së Kombeve të Bashkuara në Liban, pritet të arrijë në 5 mijë këtë fundjave, me arritjen edhe të përforcimeve nga Franca dhe Italia. Kjo forcë, deri në fund të vitit pritet që të arrijë numrin e ushtarëve deri në 15 mijë.
Po sot, Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ka dënuar forcat izraelite për hedhjen e bombave kasetore në Liban. Annan deklaroi se "armë të tilla nuk do duhej të përdoren në zona banimi".
XS
SM
MD
LG