Ndërlidhjet

KAJRO


Me nderime të larta shtetërore, është varrosur sot në Kajro nobelisti arab Nagib Mahfuz. Në mesin e të pranishmëve në ceremoninë mortore ishte edhe presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak, pastaj kryeministri Ahmed Hazif dhe shumë të tjerë. Masat e shtuara të sigurisë kanë bërë që mijëra njerëz të mos kenë mundësi ta nderojnë nobelistin Mahfuz. Nagib Mahfuz, ka vdekur më 30 gusht në moshën 94 vjeçare. Ai ka qenë i vetmi shkrimtarë arab që ka fituar çmimin Nobel për Letërsi.
XS
SM
MD
LG