Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit sot e vazhdojnë takimin e filluar dje në Vjenë mbi vazhdimin e negociatave për statusin e Kosovës. Në takim merr pjesë edhe i dërguari i posaçëm i KB për statusin.
Marti Ahtisaari mbrëmë i ka informuar drejtorët për Ballkanin në Ministritë e Jashtme të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për progresin e deritashëm në procesin negociator dhe hapat që do t'i ndërmarrë ai në muajt e ardhshëm, tha zëdhënësja e tij Hua Jiang.
Grupin e Kontaktit e përbëjnë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.
XS
SM
MD
LG