Ndërlidhjet

MASHAD/IRAN


29 persona kanë humbur jetën dhe 43 të tjerë janë lënduar sot në një fatkeqësi ajrore në jug të Iranit, e jo 80 siç ishte raportuar më herët nga agjencitë e lajmeve. Aeroplani i tipit rus Topolev 154, është kapluar nga zjarri gjatë aterimit në qytetin Mashad në veri-lindje të Iranit. Bëhet e ditur se në aeroplan ishin rreth 150 pasagjerë. Dyshohet se shkak i fatkeqësisë ka qenë një gabim i mundshëm i pilotit.
XS
SM
MD
LG