Ndërlidhjet

TEHERAN


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se Teherani dëshiron të gjejë zgjidhje të negociuar për kontestin bërthamor me botën.
Annan e bëri këtë deklaratë në një konferencë për shtyp në Teheran pas takimit me presidentin iranian.
"Për çështjen bërthamore, presidenti e riafirmoi gatishmërinë dhe përcaktimin për të negociuar dhe gjetur zgjidhje për krizën", tha Annan.
Ai tha se Ahmadinejad sërish e ka përjashtuar mundësinë e pezullimit të programit për pasurimin e uraniumit përpara negociatave.
Refuzimi i kësaj kërkese të Këshillit të Sigurimit mund të bëjë që Irani t'u nënshtrohet sanksioneve.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara gjithashtu ka ngritur shqetësime për ekspozitën iraniane të karikaturave rreth Hollokaustit. Annan tha se liria e shprehjes duhet të ushtrohet me "respekt, ndjeshmëri dhe gjykim të drejtë".
XS
SM
MD
LG