Ndërlidhjet

MOSKË


Policia në Moskë ka rrahur dhe ka arrestuar disa aktivistë për të drejtat e njeriut, të cilët mbajtën demonstrata pa leje për të shënuar dy-vjetorin e masakrës në shkollën e Beslanit.
Më 1 shtator, 2004, një grup militantësh që kërkonin t'i jepet fund luftës në Çeçeni, morën peng më shumë se 1.000 fëmijë dhe të rritur në një shkollë në Beslan, në republikën e Osetisë Veriore.
Pengmarrja përfundoi më 3 shtator me sulmin kaotik të forcave të sigurisë, ku humbën jetën mbi 330 veta.
XS
SM
MD
LG