Ndërlidhjet

TEHERAN


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bahkuara, Kofi Annan tha sot në Teheran se presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad ka përsëritur se ai dëshiron një zgjidhje me negociata për çështjen e programit bërthamor iranian.
- Në çështjen bërthamore, presidenti ma riafirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Iranit për të bërë negociata dhe për të gjetur zgjidhjen për këtë krizë, tha zoti Annan, në një konferencë për shtyp sot në Teheran. Ai mëtutje u shpreh se presidenti Ahmadinejad edhe një herë ka refuzuar çfarëdo suspendimi të pasurimit të uraniumit para se zë zhvillohen njegociata. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit kërkon nga Irani që ta ndalë pasurimin e uraniumit ose, në të kundërtën, mund të ballafaqohet me sanksione.
XS
SM
MD
LG