Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u nis sot për një vizitë dyditëshe në Turqi, në përpjekje për ti nxitur lidhjet politike dhe ekonomike, u bë e ditur nga zyra e kryeministrisë. Gjatë vizitës në Ankara dhe në Stamboll kryeministri Berisha do të takohet me kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe me biznesmenë të Turqisë. Agjencia AP raporton se Turqia është njëri nga partnerët kryesorë ekonomikë të Shqipërisë dhe mbështetës në përpjekjet e Tiranës për integrim në NATO.
XS
SM
MD
LG