Ndërlidhjet

SHKUP


Bashkimi Demokratik për Integrim ka paralajmëruar se Bashkimit Evropian do t'ia dërgoj një letër në të cilën do ta informoj se partia që udhëheq qeverinë e Maqedonisë, WMRO-DPMNE nuk e ka shfrytëzuar rastin për pajtim të maqedonasve dhe shqiptarëve pas konfliktit të vitit 2001. Kështu u vendos në mbledhjen e mbrëmshme të kryesive të koalicionit BDI-PPD, që u mbajt në Tetovë. Zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka shpjeguar se zyrtarëve evropianë dhe Bashkësisë ndërkombëtare, si garantues të marrëveshjes së Ohrit, "detajisht do t'u arsyetohet pse konsiderojmë se WMRO-DPMNE ka lëshuar rastin që të punoj në pajtimin e dy bashkësive etnike".
XS
SM
MD
LG