Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Ish presidenti iranian, Mohammad Khatami tha se Irani do ta pranonte krijimin e shtetit palestinez, që do të jetonte pranë Izraelit, nëse qeveria e zgjedhur palestineze, e udhëhequr nga Hamasi, me vullnet të lirë e pranon një përfundim të tillë. Këto komente zoti Khatami, që konsiderohet mbështetës i moderuar i reformave në Iran, i bëri në të përditshmen londineze, Financial Times, gjatë vizitës së tij private në Shtetet e Bashkuara. Ai mëtutje u shpreh se Irani synon një "paqe të qëndrueshme" ndërmjet myslimanëve, hebrenjëve dhe të krishterëve në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG