Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Bisedimet e 7 dhe 8 shtatorit në Vjenë midis Prishtinës dhe Beogradit mbi decentralizimin, trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare, do të bazohen në disa elemente të përbashkëta që janë gjetur në mes të të dyja palëve në bisedimet e mëhershme". Kështu tha për radion "Evropa e Lirë", Hua Jiang, zëdhënëse e zyrës në Vjenë e të dërguarit të posaqëm për statusin Marti Ahtisari. Ajo ka shtuar se pritjet janë, që gjatë bisedimeve të kësaj jave të ngushtohet edhe më shumë henedeku midis të dyja palëve. Ajo tha se në këtë frymë janë realizuar edhe vizitat në Prishtinë dhe në Beograd të ekspertëve të UNOSEK-ut. "E gjitha ka të bëjë me krijimin e kushteve në terren për të gjitha komunitetet, përfshirë këtu edhe serbët e Kosovës, për të mundësuar një jetë të dinjitetshme në Kosovë"tha Jiang.
XS
SM
MD
LG