Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me shumicë votash ka propozuar sot Fatmir Sejdiun, kandidatin e saj për kryetar të partisë. Vendimi i marrur me shumicë votash, që presidenti aktual i Kosovës, Fatmir Sejdiu të jetë kandidatë i Kryesisë së LDK-së dhe për kryetar partie, ka hasur dhe në kundërshtime të disa prej anëtarëve të po kësaj Kryesie. Mirëpo, sipas nënkryetarit të parë të LDK-së Eqrem Kryeziu, Kryesia ka legjitimitet që të dal me propozim para Kuvendit Zgjedhor lidhur me postin e kryetarit të LDK-së. Ndryshe nga Eqrem Kryeziu, mendon anëtari i Kryesisë së LDK-së Adem Salihaj. Ai tha se "mbledhja ka qenë shumë e vështirë dhe me tensione. Një grup i Kryesisë ka arritur ta imponoj një kandidat të caktuar përkundër dispozitave të statutit që nuk lejojnë".
Megjithatë, të enjtën më 7 shtator do të fillojë procesi zgjedhor në Lidhjen Demokratike, i cili thuhet se do të zgjasë deri në javën e parë të dhjetorit.
XS
SM
MD
LG