Ndërlidhjet

ANKARA


Në përpjekje për ti nxitur lidhjet politike dhe ekonomike, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është duke zhvilluar vizitën dy ditëshe në Turqi, ku po takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit. Më herët, në një ceremoni zyrtare kryeministri Berisha është pritur nga homologu i tij turk Rexhep Taip Erdogan, me të cilin diskutuan bashkëpunimin edhe më të ngushtë mes dy vendeve. Nesër ndërkaq, kryeministri Berisha takohet me biznismen të Turqisë, ku pritet të japë detaje mbi nismen "Shqipëria një euro".
XS
SM
MD
LG