Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Pavarsia e Kosovës, është e mundshme vetëm si zgjidhje e imponuar, ndërsa Serbia këtë nuk do ta pranojë". Kështu deklaroi ministri i Jashtëm serb, Vuk Drashkoviq gjatë takimit me një grup gazetarësh nga Kosova, duke tërhequr vërejtjen se "pavarsia e Kosovës, do të kishte përfundim tragjik". Sipas tij, sa herë që janë ndrruar kufinjtë në Ballkan kanë shkaktuar luftëra, dhe deri tash nuk ka ndodhur që ndrrimet e kufijve të arrihen me marrëveshje. Duke komentuar propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Kosova të shpallet 'rast i veçant' i cili nuk do të paraqiste presedan ndërkombëtarë, Drashkoviq ka propozuar që "Kombet e Bashkuara ta shpallin Serbinë 'rast unik' dhe të thonë se të gjitha vendet kanë të drejtë për pa cenueshmëri të kufijve pos Serbisë".
XS
SM
MD
LG