Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka deklaruar sot se me gjithë faktin që nuk ka sulme të reja ndaj SHBA-ve siç ishin sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, rreziku nga terrorizmi mbetet i fuqishëm.
"Osama Bin Laden dhe aletatët e tij terrorist i kanë bërë synimet e veta transparente siç i kishin bërë para tyre Lenini dhe Hitleri", ka thënë presidenti Bush duke folur para ushtarakëve të lartë amerikanë. Presidenti Bush, ka thënë se liderët e Al-Qaidës shpresojnë të vendosin utopinë e dhunshme politike në gjithë Lindjen e Mesme, që ata e quajnë 'Kalifat', në të cilën ata do të bënin pushtetin mbi ideologjinë e urrejtjes. Presidenti amerikanë, me këtë rast ka thënë se 5 vjet pas sulmeve të shtatorit, SHBA-të dhe aleatët mbeten në luftë të vendosur kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG