Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën e filluar të premtën, ku po diskutohet mbi procesin negociator për statusin. Edhe sot nuk kanë munguar shqetësimet e deputetëve lidhur me decentralizimin, apo siç thanë ata, krijimin e komunave të reja një-etnike dhe formimin e zonave të mbrojtura. Kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha, njëherësh anëtar i Ekipit Negociues, sigurojë Kuvendin se "delegacioni i Kosovës ka hyrë në bisedime vetëm për të realizuar pavarsinë e Kosovës dhe nuk do të pranojë asnjë zgjidhje tjetër". Kolë Berisha tha se delegacioni nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje që shpie kah copëtimi i Kosovës. Deputetët në fjalimet e tyre ndërkaq u shprehën skeptik se negociatat do të sjellin sovranitetin që mëton të ketë Kosova mbi tërë tërësinë territoriale të saj.
XS
SM
MD
LG