Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka përshëndetur votimin e sotëm të Parlamentit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ai e cilësoi këtë votim si "një ngjarje historike të përpjekjeve të mëdha të shqiptarëve për të realizuar ëndrrën e tyre të integrimit, si projektin më të mirë për shekullin XXI, projektin e Shqipërisë Evropiane. Ky votim, shton detyrimin ndaj institucioneve shqiptare, forcave politike dhe gjithë shoqërisë shqiptare për të zbatuar me vendosmëri të gjitha pikat e kësaj kontrate të shqiptarëve me Evropën", u shpreh kryeministri Berisha.
XS
SM
MD
LG