Ndërlidhjet

VJENË


Në pallatin Daun-Kinski të Vjenës, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit po diskutojnë mbi procesin e decentralizimit. Bisedimet po drejtohen nga zëvendësnegociatori Albert Rohan.
"Sipas parashikimeve të bëra më parë në Beograd, drafti i ofruar për çështjet e përgjithshme të decentralizimit nga zyra e z.Ahtisari, nuk i plotëson kërkesat dhe dëshirën serbe për çështjen e decentralizimit". Kështu deklaroi, gjatë një pushimi të shkurtër të bisedimeve, Sllobodan Samarxhiq, njëri nga udhëheqësit e delegacionit serb. Ai shtoi se pala serbe ka kërkuar shumë më tepër kur është në pyetje krijimin i të ashtuquajturit, etnitet serb në Kosovë. Në anën tjetër nga përfaqësuesit shqiptarë në delegacionin e Kosovës është mësuar se pala shqiptare nuk është e autorizuar të diskutojë jashtë draftit i cili tashmë është i njohur edhe për opinionin në Kosovë. E tëra, po sillet rreth asaj që mund të quhet lexim i këtij drafti që po bëhet nga Albert Rohan si dhe vërejtje nga pala shqiptare dhe ajo serbe. Bisedimet ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë po vazhdojnë ende.
XS
SM
MD
LG