Ndërlidhjet

MOSKË


Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer sot në një nëndetëse bërthamore ruse duke lënë 2 marinsa të vrarë dhe një tjetër të lënduar, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes. Sipas komandantit të flotës detare ruse, admiralit Vladimir Masorin, zjarri është shkaktuar nga ndonjë lidhje e shkurtë. Po sot, nga Moska raportohet, për më shumë se 30 minatorë të ngujuar në një minierë në Siberi si pasojë e shpërthimit të zjarrit, derisa shumë të tjerë arritën të dalin nga miniera në momentin e shpërthimit.
XS
SM
MD
LG