Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli ka nisur sot të heq bllokadat e vendosura për 8 javë në Liban. Kryeministri izraelit Ehud Olmert, deklaroi se "vendimi për heqjen e bllokadave është marrë pasi forcat ndërkombëtare siguruan që do të marrin mbi kontroll ato pika në Liban, me qëllim të ruajtjes së vendit nga furnizimi me armë i guerilës së Hezbollahut". Sipas zëdhënëses së qeverisë izraelite, Miri Eisin, "bllokadat ajrore tashmë janë larguar, ndërsa mbetet të largohen edhe ato detare dhe tokësore". "Izraeli ka kërkuar nga forcat ndërkombëtare paqëruajtëse në Liban, kontrollimin e kufirit të Libanit me Sirinë. Mbetet të shohim se si ajo pikë kufitare do të kontrollohet, si do të zbatohet rezoluta për embargon kundër furnizimit me armë të Hezbollahut, pikërisht nga ajo pikë kufitare", tha Eisin. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan e ka mirëpritur vendimin e Izraelit për të hequr bllokadat 8-javëshe nga toka, deti dhe ajri në Liban.
XS
SM
MD
LG