Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bërja publike nga presidenti amerikan George Bush, për ekzistimin e burgjeve sekrete të CIA-së, ka nxitur fillimin e menjëhershëm të hetimeve nga Bashkimi Evropian. Komisioneri i BE-së për Drejtësi, Franko Frattini ftoi të gjitha qeveritë e vende të BE-së që të hetojnë praninë e mundshme të burgjeve sekrete të CIA-së në Evropë. Ndërkohë, Polonia dhe Rumania, anëtare të bllokut 25 anëtarësh, mohuan sot ekzistimin e burgjeve të tilla brenda kufijve të tyre. Të dyja këto vende më herët janë akuzuar për mbajtjen e burgjeve sekrete të CIA-së brenda territoreve të veta.
XS
SM
MD
LG