Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana shfaqi shpresën sot për një takim deri në fund të javës me kryenegociatorin iranian për programet bërthamore Ali Larixhani. Këto komente ai i bëri pas një takimi në Kopenhagë me kryeministrin danez Anders Fog. Ky i fundit ka përkrahur përpjekjet e Solanës për rifillimin e bisedimeve rreth programeve bërthamore të Iranit. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan, gjatë qëndrimit në Madrid,deklaroi se Irani do të duhej ta bind bashkësinë ndërkombëtare për qëllimet e veta paqësore rreth programeve bërthamore, ashtu siç kanë deklaruar më herët.
XS
SM
MD
LG