Ndërlidhjet

VJENË


Në bisedimet ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit që po mbahen në Vjenë, po diskutohet për të drejtat e pakicave në Kosovë. Nërkaq, më herët është biseduar për çështjen e trashëgimisë kulturore dhe për mbrojtjen e objekteve religjioze serbe në Kosovë. Pala serbe, ka insistuar në 39 zona mbrojtëse, ndërsa ajo kosovare shprehet se janë të rëndësishme parimet e jo shifrat. Sipas udhëheqësit të delegacionit shqiptarë nga Prishtina, Ylber Hysa "Prishtina dhe Beogradi në takimin e sotëm kanë arritur marrëveshje për formimin e komisionit për implementimin e një marrëveshjeje të mundshme. Përbërja e këtij komisioni do të duhej të ishte e përbërë nga institucionet kosovare, kisha ortodokse serbe, bashkësia ndërkombëtare dhe UNESKO", ka thënë Hysa. Ndërkaq, sipas njërës nga udhëheqësit e delegacionit serb, Sanda Rashkoviq-Iviq, pala serbe në këtë takim është treguar më zemërgjërë, ngase nga 6 mijë e 500 km që më parë ishin insistuar të formoheshin zona mbrojtëse rreth kishave dhe manastireve ortodokse, pala serbe sot ka rënë në 5 mijë e 500 km. Në të njejtën kohë ajo tha se "kur numri i këtyre objekteve të propozuara nga pala serbe është në pyetje, Beogradi nuk lëshon pe. Me një fjalë Beogradi vazhdon të insistojë në 39 zona të posaqme", ka thënë Rashkoviq-Iviq.
XS
SM
MD
LG