Ndërlidhjet

GJENEVË


Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara ftuan sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbyllin burgjet sekrete. Komisionerja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Luisa Arbour e ka vlerësuar deklaratën e Bushit si shumë të rëndësishme, duke ftuar SHBA-të, të shfuqizojnë programin arrestimeve sekrete. Ditë më parë presidenti amerikan George Bush, njoftoi për ekzistimin e burgjeve sekrete të CIA-së. Deklarata e Bushit, ka nxitur vendet e Bashkimit Evropian të hetojnë praninë e burgjeve të tilla brenda territoreve të veta.
XS
SM
MD
LG