Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat amerikane dhe ato irakiane filluan sot fazën e dytë të planit të sigurisë, i dizejnuar për të rimarrë kontrollën në rrugët e Bagdadit. Plani parasheh, vendosjen edhe të 6 mijë policëve dhe ushtarëve irakian. Ky plan, hyn në fuqi pas rritjes së fundit të dhunës sektariane që sipas zyrtarëve amerikanë të sigurisë duhet të zvogëlohet. Ndryshe sot në Bagdad së paku 18 njerëz janë vrarë dhe 60 të tjerë janë plagosur në valën e sulmeve me automjete bomba.
XS
SM
MD
LG