Ndërlidhjet

logo-print

VARSHAVË


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-së diskutuan sot në Varshavë rreth dërgimit të trupave shtesë në Afganistan. Para takimit, udhëheqësi i Komitetit ushtarak të NATO-së gjenerali kanadez Ray Henault, tha se bisedimet do të fokusohen në të gjitha aspektet e aktiviteteve të NATO-së në Afganistan. "Do ti diskutojmë gjerësisht të gjitha aktivitetet në Afganistan, përfshirë nivelin e trupave tanë atje, progresin, veçanarisht në aktivitetet e shkallës së tretë, që kanë të bëjnë me zgjerimin e NATO-së atje, siç edhe e dini. Ndërsa ajo që duhet bërë, me qëllim që të vazhdojmë ta mbështesim Afganistanin është shkalla e rradhës e zgjerimit, shkalla e katërt, zgjerimi në pjesën lindore të Afganistanit", tha gjenerali Henault.
Një komandant i lartë britanik, brigadieri Ed Butler, i ka përshkruar luftimet e fundit në Afganistan më të egra se sa në Irak.
XS
SM
MD
LG