Ndërlidhjet

STEVANOVIQ:"SERBIA ENDE NUK ËSHTË LIRUAR NGA MITET E SË KALUARËS"


Vidosav STEVANOVIQ, shkrimtar

RADIO EVROPA E LIRË
Pas ekzilit shumë vjeçar jeni kthyer për një qëndrim të shkurtër në Serbi. Librat e juaj botohen në gjithë Evropën, por jo edhe në Serbi. Përse?

VIDOSAV STEVANOVIQ
Është diç që nuk mund të cilësohet cenzurë, sepse ajo formalisht nuk ekziston. Mbase kemi të bëjmë me një formë më të përhapur dhe më të llahtarshme se cenzura dhe kjo është autocenzura. Disa botues, librarë dhe kritikë e dijnë se çfarë nuk është e dëshirueshme dhe kjo mbahet larg opinionit. Është fakt se dikush ka konkluduar se librat e mia nuk duhet të botohen në Serbi. Nëse ata mendojnë se për kulturën serbe janë më të rëndësishëm emrat e Milorad Lukoviqit – Legijes dhe Radovan Karagjiqit, unë mund të themë vetëm një gjë:"Zgjedhja ka qenë e juaj".

RADIO EVROPA E LIRË
Nga Serbia në Pariz keni shkuar në vitin 1997. Regjimi atbotë ju konsideronte armik, ndërsa opozita nuk ju trajtonte si mik. Duket se në ato rrethana në Serbi nuk keni arritur të mbijetoni si shkrimtar?

VIDOSAV STEVANOVIQ
Në ekzil pjesërisht kam shkuar për shkaqe politike. Unë nuk jam pajtuar kurrë as me Sllobodan Millosheviqin dhe as me regjimin që ai e drejtonte. Par rënjes ës tij, diç kishte ndryshuar por jo shumë. Aktualisht në Serbi nuk ka Millosheviq dhe as parti të tij në pushtet, por ka shumë frymë të atij regjimi.
Kur shkova në ekzilin politik, vetvetes i kisha thënë se në një vend të tillë (në Serbi) nuk do të mund të kthehem dhe se ekzili i im do të bëhej ekzil i ndërgjegjes. Parimi i im krijues dhe jetësor ka qenë dhe ka mbetur: toleroj gjitha llojet e botëkuptimeve, pos nëse nuk kanë të bëjnë me nacizmin, fashizmin ose sheshelizmin. Në vend do të kthehem vetëm atëherë kur nuk do të ketë forca që kaq shumë e kanë poshtëruar Serbinë dhe që kanë vrarë miqët e mi.

RADIO E VROPA E LIRË
Shumë vite më parë keni sinjalizuar për rrezikun e nacionalizmit agresiv ballkanik. Por, ju vazhdoni të thoni se Serbia ende nuk është liruar nga mitet dhe iluzionet e dikurshme?

VIDOSAV STEVANOVIQ
Në vend se të thuhet se Serbia ka humbur luftrat dhe se është koha të paguaj çmimin dhe pastaj të shkoj përpara, ende ka përpjekje që përmes propagandës së gati të gjitha mediumeve, ata që kanë bërë këto llahtari të krimeve të luftës të shpallen heronjë, trima, mbrojtës të qenjes kombëtare serbe. Rrjedhimisht Serbia ende është peng e politikanëve që nuk bëjnë punën e tyre, gjeneralëve që refuzojnë të dalin para gjyqeve dhe ideologëve që konsiderojnë se nuk janë fajtor për asgjë. Për një aksident trafiku duhet të dilni para gjyqit, por duket se politikanët tonë mendojnë se gjeneralët që kanë vrarë mijëra njerëz nuk kanë obligime të tilla ligjore.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë i duhet Serbisë në këtë çast?

VIDOSAV STEVANOVIQ
Serbisë i duhet paqja me të gjithë. Fqinjët tanë janë Bosna, Kroacia, nesër Kosova. Ende diskutohet nëse Kosova është pjesë e Serbisë! Ajo ka qenë pjesë e Serbisë deri në vitin 1999, por nuk është më. Çfarë forme do të ketë kjo ndarje, kjo është çështje e të ardhmes, por kjo do të ndodhë shpejt.
XS
SM
MD
LG