Ndërlidhjet

ROMË


Kryeministri italian Romano Prodi deklaroi sot se "presidenti sirian Bashar al-Assad është pajtuar në parim për prezencën e pjesëtarëve të Bashkimit Evropian si forcë shtesë, në mbrojtje të kufirit të Libanit me Sirinë, me qëllim të zbatimit sa më të mirë të embargos për armët. Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e kryeministrit Prodi, thuhet se do të jenë disa qindra pjesëtarë të Bashkimit Evropian në kufijtë e Libanit, por ata nuk do të jenë të armatosur e as të uniformuar. Për këtë plan, janë informuar shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan.
XS
SM
MD
LG