Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Zyrtarë qeveritarë ftuan partitë-pro perendimore në Serbi që të punojnë së bashku me qëllim që të mos lejojnë rikthimin në pushtet të mbështetësve të ish presidentit Sllobodan Millosheviq. Ministri serb i Financave Mllagjan Dinkic, u tha sot anëtarëve të partisë G17 plus, se " me ringjalljen e nacionalizmit të viteve të 90-ta në Ballkan, Serbia po ballafaqohet me një rrezik shumë real". Dinkic ftoi partitë në koalicion me qeverinë e Vojisllav Koshtunicës, që ti bashkohen Partisë më të madhe opozitare, asaj demokratike me qëllim që ta kthejnë ekonominë dhe ta çojnë Serbinë më afër Bashkimit Evropian. Ai poashtu ftoi për një bashkëpunim më të mirë me Tribunalin e Hagës dhe dorëzimin e Ratko Mlladiqit autoriteteve të atjeshme.
XS
SM
MD
LG