Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana është takuar sot në kryeqytetin austriak me kryenegociatorin iranian për programet bërthamore Ali Larixhani. Bisedimet u përqëndruan në gjetjen e mënyrave për negociata të reja mes Iranit dhe pesë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë, rreth programeve bërthamore të Iranit. Sipas zëdhënëses së Solanës, bisedimet kanë qenë pozitive dhe konstruktive dhe do të vazhdojnë edhe nesër.
Pas dështimit të Iranit që të ndalojë procesin e pasurimit të uraniumit, deri më 31 gusht, Shtetet e Bashkuara janë duke kërkuar nga OKB-ja vënien e sanksioneve ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG