Ndërlidhjet

LONDËR


Ministri britanik i financave, Gordon Brown, që konsiderohet pasardhës i kryeministrit Tony Blair, i ka hedhur poshtë pohimet se ka planifikuar komplot në mënyrë që zoti Blair të largohej nga posti. Gjatë kësaj jave, disa gazeta britanike patën shkruar se anëtarët e kabinetit të zotit Blair kërkojnë që për pasardhës të tij të kërkohet tjetër politikan e jo Gordon Brown, për shkak të dyshimeve se zoti Braun nuk ka treguar lojalitet ndaj kryeministrit Blair. Ministri i financave, Gordon Brown është kritikuar ditëve të fundit se nuk ka reaguar në letrën e laburistëve në Parlament, me të cilën ata kërkonin që zoti Blair të largohet nga posti.
XS
SM
MD
LG