Ndërlidhjet

PODGORICË


Malazezët votuan sot për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, prej pavarësimit të vendit 3 muaj më parë. Qendra për Tranzicionin Demokratik tha se deri në orën 18 kanë votuar 58.4 % e zgjedhësve të regjistruar. Vendvotimet u mbyllën në orën 21.
Koalicioni i qendrës së majtë i kryeministrit Millo Gjukanoviq pritet të fitojë shumicën e 81 ulëseve në Parlament. Zgjedhjet vëzhgohen nga afro 2500 përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ndërkohë, policia malazeze tha se një ditë para zgjedhjeve ka arrestuar 14 persona në Tuz dhe në Malësi të dyshuar për terrorizëm. Shumica janë shqiptarë, por tre janë shtetas amerikanë me origjinë ballkanike. Shefi i policisë, Veselin Veloviq tha se operacioni u krye në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG