Ndërlidhjet

NJU JORK


Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 do të shënohen sot me ceremoni të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.
Rreth 3.000 njerëz e humbën jetën kur rrëmbyesit i përplasën dy aroplanë në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork. Një aeroplan goditi Pentagonin, ndërsa i katërti u rrëzua në një fushë të hapur në Pensilvani. Për sulmet u fajësua rrjeti Al Kaida dhe kreu i saj Osama Bin Laden.
Në prag të përvjetorit, presidenti George Bush vuri kurorë me lule në vendin ku ndodheshin dy kullat binjake, duke thënë se është e vështirë të mendohet për njerëzit që e humbën jetën më 11 shtator, 2001
"Kjo gjithashtu është një ditë përkujtimi, dhe unë u zotova që kurrë nuk do t'i harroj mësimet e asaj dite", tha presidenti Bush, i cili sot do t'i vizitojë të gjitha lokacionet ku u përplasën aeroplanët 5 vjet më parë.
Në vendin ku ndodhej Qendra Botërore e Tregtisë, sot do të lexohen emrat e të gjitha viktimave.
Dje sekretarja e shtetit Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta, por jo aq sa duhet, ndërsa nënpresidenti Dick Cheney e mbrojti angazhimin e administratës për përmirësimin e mbrojtjes së vendit, duke thënë se prej 11 shtatorit 2001, nuk ka patur asnjë sulm kundër Shteteve të Bashkuara.
Demokratët e akuzojnë administratën e Bushit se i ka shfrytëzuar sulmet për qëllime politike, ndërsa anketimet tregojnë se po shënon rënie numri i amerikanëve që besojnë se vendi është më i sigurtë.
XS
SM
MD
LG