Ndërlidhjet

PRAGË


Pesë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, liderë të shumtë botërorë i kanë shprehur edhe një herë familjeve të viktimave ngushëllimet për humbjen e më të dashurve të tyre, si dhe kanë shprehur përkrahjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur para gazetarëve në Bejrut, kryeministri britanik Tony Blair theksoi: "Në këtë ditë të veçantë, me rastin e përvjetorit të 11 shtatorit, sulme këto në të cilat humbën jetën edhe një numër qytetarësh britanik, dëshirojë që edhe një herë, të përsërisë ngushëllimet e mia familjeve të të gjithë atyre që humbën jetën në këto sulme terroriste të 11 shtatorit", tha kryeministri Blair. Kryeministri australian John Houard, në ceremoninë e organizuar me këtë rast në ambasadën amerikane në Kanbera, konfirmoi përkushtimin e tij për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit. "Terrorizmi është armik i njerëzve me vullnet të mirë. Është armik i të gjitha besimeve fetare, në botë. Është mëkat në islam, që në emër në fesë të bëhet thirrje për të mbrojtur terrorizmin", tha Houard. Ndërkaq ish presidenti iranian Mohamed Khatami, duke folur në Universitetin e Harvardit, ftoi për një botë pa dhunë dhe zemërime: "Kam qenë një nga të parët liderë të huaj që e kam dënuar këtë akt barbarë. Si njeri, si mysliman dhe si iranian edhe një herë shprehi ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave dhe gjithë amerikanëve. Le të urojmë për një botë pa dhunë dhe zemërim", u shpreh Khatami. Edhe kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, është prononcuar sot me rastin e e pesë vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit. "Duhet të kujtojmë çfarë ka ndodhur atje më 11 shtator, si një nga momentet më të rënda për ne si komunitet botërorë. Të shprehim edhe një herë solidaritetin për familjet e viktimave, dhe poashtu duhet të kujtojmë që lufta kundër terrorizmit ende është larg për tu fituar", vlerësoi Barroso. Në pesë vjetorin e sulmeve terroriste ndaj SHBA-ve, kanë reaguar edhe zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme botërore.
XS
SM
MD
LG