Ndërlidhjet

PRISHTINË


"KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë për aq sa të ketë nevojë për të, dhe se unë nuk kam kurrfarë indikacione se do të ketë shkurtim apo ndryshim në numrin e ushtarëve që shërbejnë aktualisht në Kosovë", ka thënë sot komandanti i KFOR-it, gjeneral Roland Kather. Ai tha se gjendja e sigurisë në Kosovë, vazhdon të jetë e qetë, ndërkohë që zëdhënësi i Policisë së UNMIK-ut në Mitrovicë, Larry Miller tha sot se "ura mbi Ibër, vazhdon të jetë e hapur vetëm për veturat e bashkësisë ndërkombëtare dhe atyre qeveritare dhe jo edhe për ato civile".
XS
SM
MD
LG