Ndërlidhjet

PRAGË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, i vlerësoi sulmet e 11 shtatorit si "sulm ndaj njerzimit". Ndërsa, duke folur para gazetarëve në Bejrut, kryeministri britanik Tony Blair theksoi: "Në këtë ditë të veçantë, me rastin e përvjetorit të 11 shtatorit, sulme këto në të cilat humbën jetën edhe një numër qytetarësh britanik, dëshirojë që edhe një herë, të përsërisë ngushëllimet e mia familjeve të të gjithë atyre që humbën jetën në këto sulme terroriste të 11 shtatorit", tha kryeministri Blair. Edhe kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, është prononcuar sot me rastin e pesë vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit. "Duhet të kujtojmë çfarë ka ndodhur atje më 11 shtator, si një nga momentet më të rënda për ne si komunitet botërorë. Të shprehim edhe një herë solidaritetin për familjet e viktimave, dhe poashtu duhet të kujtojmë që lufta kundër terrorizmit ende është larg për tu fituar", vlerësoi Barroso. Në pesë vjetorin e sulmeve terroriste ndaj SHBA-ve, kanë reaguar edhe zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme botërore.
XS
SM
MD
LG