Ndërlidhjet

SOFJE


Në Sofje sot përfundoi takimi i Grupit të Kontaktit për Kosovën, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të vendeve të Evropës Juglindore. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, i cili tha se "Kosova është e gatshme për arritjen e kompromisit për rregullimin e interesave legjitime të serbëve të Kosovës, por jo për kompromis lidhur me statusin e Kosovës". Diplomati Albert Rohan, zëvendës i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Marti Ahtisari, u tha gazetarëve se "vendimin për status do ta marrin palët në bisedime dhe bashkësia ndërkombëtare, ndërsa prej Këshillit të Sigurimit të OKB-së, varet se a do ta miratoj një rezolutë të re për Kosovën". Rohan tha se "pajtohet me afatin e Grupit të Kontaktit që zgjidhja për statusin e Kosovës të gjendet deri në fund të vitit". Sipas tij, "gjendja e paqartë nuk i ndihmon askujt, as Kosovës, as Serbisë dhe as rajonit". Ai theksoi se "me negociatat ndërmjet Prishtinës e Beogradit duhet të krijohen kushte për jetë të serbëve në Kosovë". Ndërsa, ndihmës ministri i Jashtëm i Serbisë, Dejan Shahoviq bëri të ditur se "ka theksuar qëndrimin e Serbisë që zgjidhja duhet të jetë mbi bazën e marrëveshjes dhe se ajo nuk mund të imponohet".
XS
SM
MD
LG