Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në pesëvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, presidenti amerikan, George Bush luftën kundër terrorit e definoi si betejë për civilizim.
- Kjo luftë ishte quajtur përplasje e civilizimeve. Në të vërtetë është betejë për civilizim. Ne po luftojmë për ta mbajtur mënyrën e jetës që e gëzojnë vendet e lira. Ne po luftojmë për mundësinë që njerëzit e mirë dhe të ndershëm në mbarë Lindjen e Mesme ti ngrisin shoqëritë e bazuara në liri, tolerancë dhe dinjitet personal, tha presidenti Bush. Ai i tha këto fjalë nga zyra e tij në Shtëpinë e Bardhë në kohë më të shikuar në televizion në Shtetet e Bashkuara. Rrjetet televizive e ndërprenë programin e tyre të rregullt për ta transmetuaer fjalimin e presidentit Bush, i cili zgjati 18 minuta. Mesazhi i tij ishte se lufta kundër terrorit nuk mund të shtyhet apo të ngadalësohet. Ai tha se Amerika është më e sigurtë, por ende jo aq sa duhet.
XS
SM
MD
LG