Ndërlidhjet

PODGORICË/PRISHTINË


Autoritetet zgjedhore në Mal të Zi thanë se koalicioni qeveritarë pro perendimorë i prirë nga kryeministri Milo Gjukanoviq, ka fituar në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Koalicioni ka siguruar 41 nga 81 ulëset në parlament.
Ndërkohë kryeministri i Kosovës Agim Çeku uroi sot zyrtarët malazezë për zgjedhje të qeta dhe demokatike duke shprehur interesim për bashkëpunim më intenziv të Kosovës me Malin e Zi. Çeku, tha se "qeveria që ai e drejton është e gatshme për intensfikimin e marëdhënieve dhe partneritetit me Malin e Zi në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë".
XS
SM
MD
LG