Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në pesëvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, presidenti amerikan, George Bush luftën kundër terrorit e definoi si betejë për civilizim. "Kjo luftë ishte quajtur përplasje e civilizimeve. Në të vërtetë është betejë për civilizim. Ne po luftojmë për ta mbajtur mënyrën e jetës që e gëzojnë vendet e lira. Ne po luftojmë për mundësinë që njerëzit e mirë dhe të ndershëm në mbarë Lindjen e Mesme ti ngrisin shoqëritë e bazuara në liri, tolerancë dhe dinjitet personal", tha presidenti Bush në fjalimin e tij televiziv drejtuar kombit në pesë vjetorin e sulmeve terroriste. Mesazhi i tij qëndrorë ishte se "lufta kundër terrorit nuk mund të shtyhet apo të ngadalësohet". Ai tha se Amerika është më e sigurtë, por ende jo aq sa duhet.
XS
SM
MD
LG