Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do diskutojë sot raportin tre mujor rreth zhvillimeve në Kosovë. Në këtë takim do të flasë për herë të parë në cilësinë e shefit të UNMIK-ut dhe Joakim Ryker, derisa i pranishëm do jetë dhe kryeministri i Kosovës Agim Çeku.
Kryeministri i Kosovës iu ka dërguar një letër vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit ku mes të tjerash thekson përkushtimin e institucioneve të Kosovës për përfshirjen e serbëve, megjithë pengesat e ardhura nga Beogradi. Lidhur me statusin Çeku ka kërkuar që shteti i ardhshëm i Kosovës të jetë në territorin aktual, duke moslejuar asnjë lloj coptimi apo kantonizimi, si dhe të mos ketë një fazë tjetër tranzitore për Kosovën.
XS
SM
MD
LG